Kjo është periudha më stresuese e ditës, sipas shkencëtarëve

Kjo është periudha më stresuese e ditës, sipas shkencëtarëve

I urreni mëngjeset? Epo, ju nuk jeni vetëm. Një studim i fundit zbuloi se koha më stresuese e ditës është mëngjesi.

Gati 2,000 britanikë u anketuan për të përcaktuar se si dhe kur të rriturit përjetuan stresin më të madh.

Studimi nga Rescue Remedy zbuloi se ora 7:23 e mëngjesit është koha më stresuese e ditës, edhe pse stresori i parë zakonisht nuk ndodh deri në orën 8:18 të mëngjesit.

Sipas studimit një person përjeton mesatarisht tre drama në ditë, me gratë që e kanë të parën rreth orës 7:50 të mëngjesit, ndërsa burrat ruajnë qetësinë e tyre deri në 8:43 të mëngjesit.

“Shpesh kur mendojmë fjalën ‘dramë’ mendojmë gjëra të mëdha, por hulumtimi tregon se sa ndikim mund të kenë problematikat e vogla në disponimin tonë të përditshëm,” tha Zuzana Bustikova, një zëdhënëse për Rescue Remedy.

Dramat” kryesore të përditshme

  • Ngecja në trafik
  • Derdhja e diçkaje në rroba (p.sh. ushqim, pije, kozmetikë, pastë dhëmbësh etj.)
  • Rënia dhe thyerja e diçkaje aksidentalisht
  • Zgjimi vonë
  • Derdhja e diçkaje në tapet

Hulumtimi konfirmoi se lodhja (46%), gjumi i ndërprerë i natës (36%) dhe një ditë e ngarkuar në punë (33%) ishin ndër shkaqet kryesore të dramave të tilla.

Shpërndaje në: