Kjo grua pa vdekjen me sy pas dështimit të botoksit, ka një porosi për të gjitha vajzat

Kjo grua pa vdekjen me sy pas dështimit të botoksit, ka një porosi për të gjitha vajzat

Buzët e një gruaje janë ënjtur aq shumë, saqë që kanë prekur hundën e saj, pas dështimit që i ndodhi asaj me botoks [mbushje të buzëve], raporton Periskopi.

Racheal Knappier nga Leicestershire ka rrëfyer se si kishte bërtitur nga dhimbja, pasi trajtimit që i ishte bërë në shtëpinë e një shoqeje të saj.

Kur e pa që buzët e saj u ënjtën jashtë normales, ajo kërkoi trajtim privat  për ta rregulluar problemin.

29 vjeçarja paralajmëron të gjitha vajzat që të mos bëjnë botox [mbushje të buzëve] te personat që nuk janë të specializuar për atë çështje.

Ajo kishte bërë botox edhe në ballë, ndërsa në buzë kishte një gungë – si pasojë e lëndimit që kishte pësuar kur ishte vetëm 13 vjeç.

Pas përfundimit të botoxit dhe largimit të gungës, ajo ndihej keq.

Kur u zgjua më vonë, ajo nuk mund të ndjente buzët e saj.

“Buzët e mia ishin të një madhësi që s’i kisha parë kurrë më parë”, tha ajo.

Ajo kishte thirrur te qendra që i kishte kryer ndërhyrjen dhe ata i kishin rekomanduar që të mbante akull në buzë, për të parandaluar ënjten më të madhe.

Më pas, ajo ishte detyruar të bëjë ndërhyrje kirurgjike për largimin e botoksit, në mënyrë që buzët e saj të ktheheshin në normalitet.

Ajo nuk kishte dalë nga shtëpia e saj për shtatë ditë, gjersa tërë kohën kishte vjellur nga neveria.

“Jam e traumatizuar nga ajo që më ndodhi. Nuk do doja ta shihja në atë gjendje as armikun tim më të keq”, tha ajo.

Që atëherë, Knappier ka filluar nënshkrimin e një peticioni që ju bën thirrje vajzave që trajtimet mjekësore estetike t’i kryejnë vetëm te specialistët, siç janë mjekët, infermierët apo dentistët.

Sipas saj, industria mjekësore estetike duhet të rregullohet.

Sipas mjekes Natalie Boyd, Knappier ka pësuar mbyllje vaskulare pas ndërhyrjes, gjë që ka çuar në ënjte të madhe. /PERISKOPI

Shpërndaje në: