Kjo pishinë nuk ndodhet në Kinë, por në Kosovë

Kjo pishinë nuk ndodhet në Kinë, por në Kosovë

Pamje të tilla jeni mësuar të shihni shpesh nëpër pishinat e Kinës, shtet ky i mbipopulluar, por këto pamje të ngjashme me atje janë në Kosovë.

Temperaturat e larta që kanë shënuar këto ditë në Kosovë, kanë bërë që shumë qytetarë t’i drejtohen pishinave.

E mbipopulluar ka qenë këto ditë një pishinë në Komunën e Klinës, përkatësisht në Zllakuqan ku nga pamjet ngjanë me ato në Kinë.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, shihet një numër i madh i qytetarëve në këtë pishinë.

Shpërndaje në: