Klani: Në kufirin Kroaci – Serbi u sulmuan dy të rinj kosovarë, njëri u ther për vdekje

Klani: Në kufirin Kroaci – Serbi u sulmuan dy të rinj kosovarë, njëri u ther për vdekje

Një kosovar 19-vjeçar nga Prishtina është therë për vdekje me thikë të martën mbrëma në zonën e Batrovcit në Serbi, pranë kufirit me Kroacinë.

Mësohet se trupi i 19-vjeçarit, Sh.M, ndodhet në morgun e Novi Sadit.

Tutje Klani merr vesh se 19 vjeçari tashmë i ndjerë, ishte me një shok të tij në kohën kur u sulmuan nga një grup emigrantësh që fillimisht tentuan t’i plaçkisnin të dy.

Ai dyshohet të jetë therë me thikë nga një emigrant i Afganistanit, për të cilin raportohet se është në kërkim policia e Serbisë.

Të dy ishin duke shkuar ilegalisht në Gjermani dhe siç merr vesh ekskluzivisht Klan Kosova, krejt kjo ngjarje ka ndodhur pas kthimit të tyre nga autoritetet kroate në Serbi.

Klani ka takuar dhe biseduar me shokun e të ndjerit, një kosovar nga Vushtrria i cili sot është kthyer në Kosovë, dhe ka rrëfyer ngjarjen te autoritetet vendore.

I njëjti ka komunikuar edhe me familjarët e 19 vjeçarit të vrarë, për t’ua kumtuar lajmin tragjik.

Shpërndaje në: