Klasi i Messit pasi fitoi ‘Topin e Artë’: Mendoj se Robert Lewandowski është dashur ta fitonte vitin e kaluar

Klasi i Messit pasi fitoi ‘Topin e Artë’: Mendoj se Robert Lewandowski është dashur ta fitonte vitin e kaluar

Lionel Messi ka fituar ‘Topin e Artë’ për herë të shtatë në karrierë, në natën e jashtëzakonshme për futbollin në Paris.

Superylli argjentinas ishte i jashtëzakonshëm në vitin e fundit, pavarësisht formës së dobët të Barcelonës, duke fituar Copa del Rey me skuadrën dhe Copa American me Argjentinën, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, një njeri për të cilin shumë analistë kanë thënë se është ai që e meriton këtë trofe është Robert Lewandowski i Bayern Munichut.

Në fakt, për fatin e tij të keq, ‘Topi i Artë’ nuk u nda fare vitin e kaluar për shkak të lëmshit që pandemia shkaktoi në futboll, përndryshe do të kishte qenë favoriti absolut.

Dhe Messi nuk e harroi polakun në fjalimin e tij pasi mori çmimin, duke thënë:

”Mendoj se ti [Robert Lewandowski] meritove ta fitosh ‘Topin e Artë’ vitin e kaluar.

”I them Lewandowskit se është nder i madh për mua të garoj me ty për këtë çmim.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: