Klinaku: Lufta e UÇK-së u bë për liri, jo për pushtet

Klinaku: Lufta e UÇK-së u bë për liri, jo për pushtet

Ish-luftëtari i UÇK-së, Faton Klinaku ftuar sonte në emisionin “Politiko”, ka deklaruar se lufta është bërë për liri dhe çlirim, e jo për pushtet.

Duke komentuar paraqitjen e Hashim Thaçit në seancën përfundimtare të Gjykatës Speciale në Hagë, Klinaku tha se mesazhi i ish-presidentit ishte i qartë.

Sipas tij, deklarata e Thaçit se “të vetmin kundërshtar e ka Millosheviqin” nënkupton se kundërshtari i vetëm ka qenë pushtuesi serb.

“Luftën e kemi bërë për çlirim, e jo për të ardhur në pushtet, siç po akuzohen sot”, ka thënë Klinaku në emision./Periskopi/

OVL-UÇK vlerëson fjalimet e katërshes së UÇK-së, Sopi: Ishte një përballje dinjitoze

Shpërndaje në: