Klinaku: Specialja po bën krim, po arreston njerëz që në kohën e luftës ishin fëmijë

Klinaku: Specialja po bën krim, po arreston njerëz që në kohën e luftës ishin fëmijë

Kryetari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas arrestimit të Fahri Fazliut nga Gjykata Speciale.

Ai thotë se Gjykata ‘ilegale’ Speciale, në mungesë të fakteve për krime lufte, vazhdon spektaklet e saj duke arrestuar edhe njerëz që në kohën e luftës së UÇK-së ishin fëmijë.

“Ajo sot ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e heronjëve Bahri e Fahri Fazliu, i cili gjatë luftës ishte vetëm 8 vjeçar”, ka shkruar ai ndë të tjera.

Reagimi i plotë:

Gjykata ilegale Speciale, në mungesë të fakteve për krime lufte, vazhdon spektaklet e saj duke arrestuar edhe njerëz që në kohën e luftës së UÇK-së ishin fëmijë. Ajo sot ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e heronjëve Bahri e Fahri Fazliu, i cili gjatë luftës ishte vetëm 8 vjeçar.
Krimin që po e bën ZPS, herëdokur do t’i kthehet bumerang vet asaj, dhe le ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se nuk mund të na nënshtrojnë as ata, ashtu siç nuk na ka nënshtruar as pushtuesi.
Për sa kohë që do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën, do të kemi këso lloj spektaklesh.

Lirohet Fahri Fazliu, i konfiskohet telefoni

Shpërndaje në: