Klitschko shfaqet nga Kievi në ekranin e madh të Wembleyt para meçit Fury – Whyte, këto janë fjalët e tij emocionuse

Klitschko shfaqet nga Kievi në ekranin e madh të Wembleyt para meçit Fury – Whyte, këto janë fjalët e tij emocionuse

Edhe pak muinuta pritet të fillojë meçi i madh mes Tyson Furyt dhe Dillian Whyte.

Me rastin e këtij meçi, organizatorët i kanë dhënë hapsirë për një fjalë rasti edhe kampionit të botës në peshat e rënda, Vladimir Klitchko.

Klitcho u shfaq në ekranin gjigant të stadiumit Wembly, ku falenderoi të gjithë për ndihmat që kanë nisur për Ukrainën.

“Është beteja më e rëndësishme e jetës sonë.

“Shfrytëzojmë këtë rast për të falënderuar të gjithë miqtë dhe partnerët tanë në mbarë globin, veçanërisht familjen WBC dhe Opus për të gjithë mbështetjen dhe përpjekjet për mbledhjen e fondeve me edicionin special të paqes në Ukrainë për luftimet më të mëdha të WBC.

“Sfidat me të cilat po përballemi çdo ditë janë më të mëdhatë e jetës sonë, por ne jemi më të fortë duke e ditur se kemi mbështetjen tuaj.

“E gjithë ndihma juaj është e nevojshme dhe e vlerësuar për nënat, baballarët dhe fëmijët e Ukrainës.

“Ju lutem mos u ndalni pasi ne kemi nevojë për ju më shumë se kurrë. Natën e mirë për të gjithë ju në Londër dhe pershendetje nga Kievi.”

Shpërndaje në: