Klopp i mahnitur me Salah: Klas i pastër botëror

Klopp i mahnitur me Salah: Klas i pastër botëror

Jurgen Klopp e ka duartrokitur golin e jashtëzakonshëm të Mohamed Salahut në ndeshjen e të dielës kundër Manchester City.

Kryendeshja e kësaj jave në Ligën Premier ndërmjet Liverpoolit dhe Citizens në Anfield u mbyll me rezultat të barabartë (2-2), ku u shënuan disa gola të bukur.

Por, ajo që bëri egjiptiani ishte më e veçantë. Ai i kaloi disa futbollistë të Cityt para se ta nënshtronte edhe portierin Ederson.

“Nuk është goli i parë që (Salah) e shënon në këtë mënyrë. Mendoj se kundër Napolit dhe Tottenhamit ishin gola të ngjashëm, por është klas i pastër botëror, çfarë lojtari”.“Ai e ndërtoi për mrekulli edhe golin e parë për Sadio (Mane) dhe ishte po ashtu një gol i bukur”, ka deklaruar Klopp për BBC Radio 5Live.

Shpërndaje në: