Klopp tregon arsyen kryesore pse nuk e ka aktivizuar Shaqirin më shumë këtë edicion

Klopp tregon arsyen kryesore pse nuk e ka aktivizuar Shaqirin më shumë këtë edicion

Xherdan Shaqiri nuk është aktivizuar shumë te Liverpooli në këtë edicion edhe pse tifozët e kësaj skuadre gjithmonë kanë kritikuar Kloppin shkaku i yllit shqiptar

Xherdan Shaqiri u transferua nga Stoke City te Liverpooli edicionin e kaluar për shumën prej 13.5 milionë euro, shkruan Periskopi.

Ylli shqiptar edhe pse tregonte formë të lartë në ndeshjet që luante, Klopp përsëri nuk e vendoste atë në formacionin startues.

Tani është vetë tekniku gjerman që ka dhënë shpjegime se pse nuk ka luajtur aq shumë Shaqiri.

“Lojtarët si Fabinho dhe [Xherdan] Shaqiri janë pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës tonë. Por, ata nuk kanë qenë në nivelin më të lartë të tyre, por kanë bërë hapa të rëndësishëm për zhvillim”, ka thënë Klopp.

“Rrugëtimi ende s’ka marrë fund, për askënd. Për këtë arsye ne besojmë se jemi vetëm në fillim dhe se ka ende shumë gjëra të mira që do të vijnë”.

Liverpooli mbylli sezonin në Premier Ligë si nënkampion ku grumbulloi hiq më pak se 97 pikë, derisa është në finale të Ligës së Kampionëve ku më 1 qershor në Madrid do të përballet me Tottenhamin. /Periskopi/

Shpërndaje në: