Klubet e Premier Ligës akuzohen për ‘standarde të dyfishta’, shpërfillën tragjedinë në Zelandë të Re

Klubet e Premier Ligës akuzohen për ‘standarde të dyfishta’, shpërfillën tragjedinë në Zelandë të Re

Ekipet e Premier Ligës, Ligës së Futbollit Anglez dhe Asociacionit të Futbollit janë akuzuar për ‘standarde të dyfishta” shkaku që nuk mbajtën 1 minutë heshtje për 50 të vrarët në sulmet në dy xhami të Zelandës së Re.

Ekipet angleze në mënyrë të çuditshme shpërfillën tragjedinë që tronditi botën.

Kur në nëntor 2015 kishte ndodhur sulmi në Paris, lojtarët e Premier Ligës kishin veshur shirita të zinj dhe himni kombëtar i Francës ishte luajtur.

Yunus Lunat, ish anëtar në FA e quajti një gjë të tillë “hipokrizi”, përkthen Periskopi.

Lunat deklaroi për BBC Sport: “Nuk ka shfajësim diçka e tillë, kurdo që ndodhte ndonjë tragjedi, madje edhe në shkallë më të vogël, futbolli ka mbajtur një minutë heshtje. Këtë janë standarde të dyfishta, dhe kjo është hipokrizi. Mbajtja e një minuti heshtje ishte gjëja që duhej të bëhej.”

Shpërndaje në: