Klubet madrilene pas yllit të Chelsea

Klubet madrilene pas yllit të Chelsea

Portieri i Chelsea është rikthyer në formë këtë sezon dhe mënjëherë janë rritur zërat për një largim nga Stamford Bridge. Belgu disa herë ishte lidhur më një rikthim tek ish skuadra e tij Atl.Madrid, por ai ka dematuar zërat duke thënë se janë vetëm spekulime dhe asgjë më shumë.

“Unë jam shumë i lumtur në Chelsea, nuk kam asnjë arsye të mos jem i tillë, kurrë nuk kam folur për një kthim të mundshëm në Atl Madrid, ato janë vetëm thashethëme.

“Poashtu as me Real Madridin nuk kam asgjë, madje asnjëherë nuk kam pasur kontakte me klubin e Real Madridit.

“Askush nuk e di çfarë do të ndodh në të ardhmen, por këtu jam shumë mirë”, përfundoi 24 vjeçari Courtois. /Periskopi.com

Shpërndaje në: