KMDLNj: RTK shkeli brutalisht të drejtat e njeriut, gazetaret u larguan nga puna nga një mercenar
KMDLNJ ka reaguar pasi RTK ka larguar nga puan dy gazetare, raporton Periskopi.
Ja reagimi i plotë i tyre:
RTK – SHKELË BRUTALISHT TË DREJTAT E NJERIUT!Gazetaret e RTK – së , Edina Avdiu dhe Hana Marteti u larguan nga puna nga Blerim Haxhijaj që si u.d. i kryeredaktorit është kurdisur të zbatojë urdhëra politik në një medium që sipas aktit të themelimit do të duhej të ishte medium publik e jo pikë e partisë në pushtet.
Po ky u.d. , mercenar që kryen ekzekutime të vendimeve të pushtetit duke larguar , suspenduar , degraduar dhe keqtrajtuar gazetarë përmes presioneve psikologjike edhe më parë ka larguar apo suspenduar gazetarë të RTK – së.
Dhe të gjitha rastet i ka humbur . Ta largosh një të punësuar nga puna sepse thjesht pas 3 vjetëve përvojë pune , pa vërejtje në cilësinë e punës , nuk i vazhdohet kontrata kurse në ndërkohë e terrorizoni me presion dhe kërcënim , e tregon qartë se është vendim dhe ekzekutim politik , diferencim si në kohën e ish – Jugosllavisë .
KMDLNj – ë e vlerëson se me këtë përjashtim nga puna , është shkelur Ligji i Punës dhe rrjedhimisht kemi të bëjmë me shkelje të rëndë të drejtave të njeriut .
Gjithashtu , me këtë përjashtim nga puna po rrezikohet edhe statusi i sinjalizuesve .KMDLNj – ë thërret të gjitha mediat të solidarizohen me gazetaret Edina Avdiu dhe Hana Marleti , ndryshe spiralja e hakmarrjes vetëm da do të rritet.KMDLNj – ë thërret Komisionin Parlakëmentar për Media të reagojë dhe ndërmerr vendime në përputhje me mandatin që e ka .
KMDLNj – ë thërret Sindikatën e Pavarur të RTK – së që të përkrahë gazetaret që për shkaqe politike e jo profesionale po largohen nga puna duke mbrojtur në këtë mënyrë anëtarët e saj.Me largimin nga puna e gazetarëve cilësorë të RTK – së dhe nënshtrimin ndaj pushtetit , konformistët e stafit menaxherial të RTK – së strategjikisht dhe pakthyeshëm po e dëmtojnë këtë medium publik.
Nëse vazhdohet në këtë mënyrë edicioni kryesor i lajmeve do të fillojë dhe përfundojë me : ” Ju flet Dejona , ju flet Dejona ….”. Si dikur Hajrije Spikerica.KMDLNj – ë kërkon hetime ndaj u.d. të dhunshëm të RTK – së , Blerim Haxhijaj për shkak të shkeljeve të rënda profesionale .
KMDLNj – ë fuqishëm përkrahë gazetaret e larguara nga shkeljet e drejtave elementare të njeriut siç është e drejta për punë dhe trajtimit degradues që iu bëhet nga punëdhënësi përkatësisht nga u.d . Blerim Haxhijaj.



