Knaus: Eskalimi nga Serbia po bëhet për t’i nxitur Gjermaninë, Francën dhe Britaninë për ta shtyrë votimin për KiE

Knaus: Eskalimi nga Serbia po bëhet për t’i nxitur Gjermaninë, Francën dhe Britaninë për ta shtyrë votimin për KiE

Drejtori i Institutit ESI, Gerald Knaus, ka thënë se veprimet e Serbisë për të eskaluar situatën po bëhen me qëllim që të shtyjë votimin për aplikimin e Kosovës në Këshill të Evropës në takimin e Komitetit të Ministrave.

Knaus tha se nëse funksionon kjo formë, atëherë ka rrezik për verë të dhunshme në Ballkan.

“Po. Dhunë për kërcënim. Dhe: Ky përshkallëzim ka një qëllim të vetëm: Të nxitë Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar që të shtyjë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Duke e bërë këtë, ajo largon vëmendjen nga mesazhi i fortë që vjen nga 3/4 e anëtarëve të APKE: se Kosova tani është gati t’i bashkohet Këshillit të Europës.

A do të funksionojë përshkallëzimi? A do të shtyhet votimi? Nëse funksionon, rrezikon të jetë një verë shumë e dhunshme në vitin 2024 në Ballkan”, tha ai.

Ndryshe, ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, ka thënë se pajtohen me deklaratën e djeshme të Bashkimit Europian ku tha se Serbia ka shkelë marrëveshjen për liri të lëvizjes me ndalimin e qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare.

Kosova ka thënë se ndalimi dhe “maltretimi” i shtetasve të Kosovës që po kalonin nëpër Serbi, u bë “në shenjë hakmarrjeje” pasi më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Serbia ka thënë se do të punojë që Kosova të mos pranohet në këtë organizatë gjatë mbledhjes së Këshillit të ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës më 16 maj.

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese, para votimit në maj

Shpërndaje në: