Kobel lavdëron Kosovën: Një ekip që gjithnjë lufton, Asllani në formë të mirë
Portieri i Zvicrës, Gregor Kobel, ka folur para përballjes ndaj Kosovës, duke vlerësuar formën e mirë të sulmuesit shqiptar Fisnik Asllani.
Ai theksoi se ekipi zviceran është i fokusuar dhe i vetëdijshëm për cilësitë që ka kundërshtari.
“Kam parë që Fisnik Asllani është në formë të mirë. Është e rëndësishme t’i shikosh më nga afër një ose dy lojtarë në veçanti, por në fund gjithmonë janë njëmbëdhjetë lojtarë në fushë”.
Portieri i Dortmundit shtoi se Kosova ka treguar nivel të lartë në ndeshjet e fundit dhe se Zvicra nuk e nënvlerëson aspak.
“E dimë që Kosova ka një ekip të mirë dhe gjithmonë lufton. Ne luajtëm shumë mirë në ndeshjen e parë, veçanërisht në pjesën e parë. Ata më pas luajtën shumë mirë kundër Suedisë dhe Sllovenisë. I dimë cilësitë e tyre”.
Kujtojmë, përballja e zjarrtë do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45./Periskopi/



