Kololli mungon në stërvitje, në dyshim ndaj Bullgarisë
Kosova sot kreu seancën e parë stërvitore në ‘Fadil Vokrri’ para ndeshjes kualifikuese me Bullgarinë, e cila luhet të hënën nga ora 20:45.
Të gjithë lojtarët u duken në formë të mirë, ndërsa mungesa e vetme ishte Benjamin Kololli, i cili nuk u paraqit fare në stërvitje.
Për Kolollin pritet që të jetë i gatshëm për sfidën e së hënës, por ai sot nuk u stërvite fare me grupin, raporton Periskopi.

Në anën tjetër, mesfushori Hekuran Kryeziu stërviti normalisht me pjesën tjetër të ekipit dhe pritet të startojë nga fillimi ndaj bullgarëve.
Stërvitja e sotme zgjati rreth një orë e gjysmë. /Periskopi/






