“Kom me t’dashtë e ski me u harru sa t’ka bimë tonat n’ket botë”, Ilir Ferati shkruan pas vdekjes tragjike të vëllaut të tij, Triumfit

“Kom me t’dashtë e ski me u harru sa t’ka bimë tonat n’ket botë”, Ilir Ferati shkruan pas vdekjes tragjike të vëllaut të tij, Triumfit

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka shkruar për vëllain e tij tashmë të ndjerë, Triumf Ferati, i cili i dha fund jetës së tij ditën e diel në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut.

Ferati në profilin e tij në Facebook shkruan kështu:

Trim – trimi jonë. Trim Burri, burrnisht e bane jetën. Shumë burrnisht!

Ranimet e jetës i patëm bartë bashkë, po tek mbane me e marrë vesh se koke kanë tu qu fort ma ron se une e me hilen e buzëqeshjes tu e mshef! Trim Burri,ani pse i premë edhe ksaj here, prap me krejt, me krejt dhimtën e shpirtit, je i respektuem prej meje përjetshëm!

Kom me ta majtë emnin ton n’ftyrë temen e ki me kanë amaneti i t’rrnuemit burrnisht edhe te Zani-Trimi jem tash!

Deri herën tjetër Trim, se përshëndetje tjera nuk kem pasë!
Kom me t’dashtë e ski me u harru sa t’ka bimë tonat n’ket botë!

Përgjithmonë, Trimi jem!
Përgjithmonë, Iliri yt!

 

Shpërndaje në: