Kombëtarja “ngrohet” para sfidave të vërteta

Kombëtarja “ngrohet” para sfidave të vërteta

Mbrojtësi Mërgim Mavraj ka folur pak për ndeshjen miqësore kundër Marokut që Kombëtarja e Shqipërisë e zhvillon të mërkurën (sot) në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Ai më shumë ka folur për ndeshjen e 5 shtatorit ndaj Maqedonisë që është edhe e para në kuadër të eliminatoreve për botërorin e vitit 2018.

Mbrojtësi i skuadrës së Bundesligës së Gjermanisë, Koeln, ka thënë se eksperienca e fituar në kampionatin evropian “Franca 2016” duhet t’i shërbejë në maksimum Kombëtares shqiptare. Sipas Mavrajt, Shqipëria është në avantazh ndaj Maqedonisë dhe Izraelit.

Shpërndaje në: