Komisionin Evropian do ta drejtojnë 14 burra e 13 gra – Mes tyre shquhet njëra me emrin Kadri

Komisionin Evropian do ta drejtojnë 14 burra e 13 gra – Mes tyre shquhet njëra me emrin Kadri

Presidentja në ardhje e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka emëruar zgjedhjet e saj për ekipin e saj të ri në BE.

Anëtarët në listën e saj përballen me sfida të vështira, përfshirë trajtimin e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga blloku 28 kombësh dhe lufta kundër krizës klimatike.

Nëse aprovohet nga Parlamenti Evropian, ekipi ekzekutiv i znj.von der Leyen do të jetë ekipi më divers sa i përket gjinisë në historinë e BE-së, me 13 gra dhe 14 burra, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Data e daljes së MB-së nga BE-ja është vetëm një ditë para se të marrë detyrën komisioni i ri.

Me bazën në Bruksel, komisioni ka për detyrë të zbatojë rregullat e BE-së dhe traktatet e tij. Është i vetmi trup në BE që mund të draftojë ligje.

Mandati i këtij trupi pritet të jetë pesë vjet. /Periskopi

Shpërndaje në: