Komuna e Fushë Kosovës në aksion për lirimin e hapësirës publike

Komuna e Fushë Kosovës në aksion për lirimin e hapësirës publike

Drejtoria për Inspektorat në Komunën e Fushë Kosovës, gjatë ditës së martë ka ndërmarrë një aksion për zbatimin e urdhëresës për lirimin e hapësirave publike në këtë komunë.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook .

Drejtoria e Inspektoratit ka njoftuar se pavarësisht njoftimeve paraprake, një pjesë e bizneseve nuk kanë liruar hapësirat publike, ndonëse janë informuar me kohë përmes procesverbaleve dhe vendimeve zyrtare.

“Aksioni ka filluar në rrugën “Hajrualla Zymi”, ndërsa në ditët në vijim do të vazhdojmë me rrugët e tjera të qytetit. Qëllimi i këtij aksioni është të rikthejë në funksion publik trotuaret, sheshet, rrugët dhe zonat e tjera të përbashkëta që janë të destinuara për përdorim të lirë nga qytetarët”, thuhet në njoftim, raporton Periskopi.

Komuna e Fushë Kosovës është zotuar se ky aksion do t’i përfshijë  të gjithë territorin e qytetit.

“Ky aksion do të përfshijë të gjithë territorin e qytetit të Fushë-Kosovës dhe do të zhvillohet me mbështetjen e institucioneve relevante, deri në përfundimin e tij të plotë”, thuhet në njoftim./Periskopi/

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në: