Komunat i reagojnë Elbert Krasniqit – 23 milionë euro ‘rritje’, 126 milionë euro humbje

Komunat i reagojnë Elbert Krasniqit – 23 milionë euro ‘rritje’, 126 milionë euro humbje

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar mbi raportin e MAPL për funksionimin e komunave për vitin 2025, si dhe në analizat e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), rezulton se përkundër një rritjeje nominale të buxhetit, komunat nuk kanë përfituar realisht në aspektin financiar, raporton Periskopi.

Sazan Ibrahimi nga AKK, ka thënë se sipas raportit, buxheti i komunave është rritur nga 841,040,645.99 euro në vitin 2024 në 864,227,543.13 euro në vitin 2025, që përfaqëson një rritje prej rreth 23.2 milionë euro. Megjithatë, kjo rritje nuk reflekton mbështetje reale për zhvillimin lokal.

“Nga analiza e detajuar e strukturës së shpenzimeve, rezulton se nga kjo rritje, mbi 15.1 milionë euro janë shpenzuar vetëm për kategorinë e pagave dhe mëditjeve, të cilat janë rritur nga 381,092,179.50 euro në vitin 2024 në 396,207,995.06 euro në vitin 2025. Kjo rritje është rezultat i drejtpërdrejtë i vendimeve të nivelit qendror për rritjen e pagave në sektorin publik, dhe jo një politikë që rrit kapacitetin zhvillimor të komunave|, thuhet dnër të tjera në reagim.

Reagimi i plotë:

23 milionë euro ‘rritje’, 126 milionë euro humbje – e vërteta e financave të komunave
Bazuar në të dhënat e Raportit të MAPL-së për funksionimin e komunave për vitin 2025, si dhe në analizat e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), rezulton se përkundër një rritjeje nominale të buxhetit, komunat nuk kanë përfituar realisht në aspektin financiar.
Sipas raportit, buxheti i komunave është rritur nga 841,040,645.99 euro në vitin 2024 në 864,227,543.13 euro në vitin 2025, që përfaqëson një rritje prej rreth 23.2 milionë euro. Megjithatë, kjo rritje nuk reflekton mbështetje reale për zhvillimin lokal.
Nga analiza e detajuar e strukturës së shpenzimeve, rezulton se nga kjo rritje, mbi 15.1 milionë euro janë shpenzuar vetëm për kategorinë e pagave dhe mëditjeve, të cilat janë rritur nga 381,092,179.50 euro në vitin 2024 në 396,207,995.06 euro në vitin 2025. Kjo rritje është rezultat i drejtpërdrejtë i vendimeve të nivelit qendror për rritjen e pagave në sektorin publik, dhe jo një politikë që rrit kapacitetin zhvillimor të komunave.
Në këtë kontekst, vetëm rreth 7.8 milionë euro kanë mbetur për të gjitha kategoritë tjera, përfshirë mallrat dhe shërbimet, shpenzimet komunale, subvencionet dhe investimet kapitale. Kjo tregon qartë se hapësira për investime dhe projekte zhvillimore është shumë e kufizuar.
Në anën tjetër, komunat kanë treguar performancë të lartë në rritjen e të hyrave vetanake, duke dëshmuar angazhim dhe menaxhim më efikas të financave lokale. Megjithatë, ky progres po zbehet nga barrat e mëdha financiare që nuk varen nga vetë komunat.
Gjatë vitit të kaluar, komunave u janë marrë mbi 126.6 milionë euro si rezultat i vendimeve gjyqësore, kryesisht të lidhura me obligimet nga kontratat kolektive për punëtorët arsimor dhe shëndetësor ku pr kto kontrata kolektive rreth 27% e këtyre mjeteve janë shpenzuar për kosto procedurale, përkatësisht përmbarues dhe avokatë, duke mos përfunduar drejtpërdrejt te përfituesit.
Krahasimi është i qartë: ndërkohë që buxheti është rritur për rreth 23 milionë euro, komunat kanë humbur mbi 126 milionë euro, ndërsa pjesa më e madhe e rritjes është konsumuar për paga dhe mëditje.
Kjo nuk përbën mbështetje reale për komunat, por një pasqyrë të një sistemi financiar ku rritja nominale e buxhetit neutralizohet nga vendimet qendrore dhe detyrimet e trashëguara.
Komunat nuk kanë nevojë për rritje formale në letër, por për mbështetje reale që përkthehet në investime kapitale, zhvillim lokal dhe shërbime më të mira për qytetarët.
Vetëm këtë vit Komunave iu janë marë me dhjetra miliona eur nga vendimet gjygjësore e që kryessht kanë të bëjnë me kontrata kolektive

Shpërndaje në: