Komuniteti egjiptian sot zhvillon protestë paqësore

Komuniteti egjiptian sot zhvillon protestë paqësore

Në hapje të Javës së Egjiptasve, sot mbahet protestë paqësore me qëllim të adresimit të kërkesave për institucionet shtetërore në përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore për komunitetin egjiptian.

Protesta paqësore pritet të fillojë nga ora 12:30 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, transmeton Klan Kosova.

Në kuadër të Javës së Egjiptasve, kryeministri Ramush Haradinaj në ora 18:00 viziton komunitetin egjiptian në Fushë-Kosovë (Amfiteatri përballë Komunës së Vjetër).

Shpërndaje në: