Konfirmohet nga BE: Kurtit e Vuçiqit i është paraqitur një draft i Asociacionit, fton në Bruksel të dyja palët
Pa dhënë hollësi se për çfarë saktësisht është fjala, nga Bashkimi Evropian kanë konfirmuar se kanë bërë një “propozim modern evropian” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe tash presin nga palët që për këtë, por edhe për të gjitha çështjet tjera nga dialogu, të “veprojnë shpejtë”.
Këtë e ka thënë për disa gazetarë edhe zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, duke thënë se ky ka qënë rezultat i takimeve që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog Miroslav Lajçak i ka pasur në Beograd dhe Prishtinë.
I njëti burim ka konfirmuar se liderët e Kosovës dhe Serbisë janë ftuar që të shkojnë në Bruksel për të marrë pjesë në një takim që thuhet se është “takim në mbështetje të dialogut në margjina të Këshillit Evropian”./KOHA