Konfiskohen pajisje telefonike në vlerë prej 60 mijë eurosh gjatë një aksioni të përbashkët të Doganës dhe Policisë

Konfiskohen pajisje telefonike në vlerë prej 60 mijë eurosh gjatë një aksioni të përbashkët të Doganës dhe Policisë

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme, kanë zhvilluar një aksion të papritur në një subjekt tregtar që merrej me shitjen e pajisjeve telefonike.

Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë dhe policorë kanë zbuluar dhe konfiskuar 120 telefona celularë të markave iPhone dhe Samsung, 5 ora të mençura Apple si dhe disa kufje origjinale të të njëjtës markë.

Sipas vlerësimeve fillestare, vlera e përgjithshme e mallit të konfiskuar arrin rreth 60 mijë euro.

Nga Dogana e Kosovës është bërë e ditur se ky operacion është pjesë e angazhimeve të përbashkëta me Policinë e Kosovës në luftimin e kontrabandës dhe krimeve ekonomike, me synim mbrojtjen e tregut të brendshëm, interesave fiskale të shtetit dhe nxitjen e konkurrencës së ndershme.

Doganat dhe Policia kanë paralajmëruar se kontrollet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në gjithë territorin e vendit./Periskopi/

Shpërndaje në: