Konjufca del nga Qeveria, i injoron pyetjet e gazetarëve “a keni emër për president”, “a jeni kandidat”
Ministri për Punë të Jashtme, Glauk Konjufuca, emri i të cilit u përfol si kandidat i mundshëm i Lëvizjes Vetëvendosje për President, u pa duke u larguar nga objekti qeveritar.
Përgjigjeve të gazetarëve nëse ka emër konkret për pozitën e Presidentit ose nëse është ai kandidat, Konjufca s’iu përgjigj, por ia kthe me të qeshur.
Gazeta Express ka mësuar se Konjufca nuk ka pranuar që të përfshihet në një proces pa konsensus mes partive politike dhe ende pa asnjë marrëveshje për kandidatin./Periskopi



