Konjufca: Gjykata Speciale ta ketë një mekanizëm të kontrollit, kështu kurrkujt s’po i jepi llogari  

Konjufca: Gjykata Speciale ta ketë një mekanizëm të kontrollit, kështu kurrkujt s’po i jepi llogari  

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Gjykata Speciale e Hagës duhet të ketë një mekanizëm të kontrollit.

Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se ky mekanizëm duhet të bëhet nga bashkësia ndërkombëtare.

“Mënyra se si po funksionon kjo gjykatë me thënë të drejtën është një gjykatë absolutiste, kjo gjykatë nuk i jep llogari kurrkujt, kështu nuk ka kurrkund në botë, mos m’i dhënë llogari kurrkujt. Ajo për të cilën mendoj që kjo gjykatë për të qenë e ndershme, për të qenë gjykatë në përputhje me drejtësinë, për të qenë gjykatë e drejtësisë e jo gjykatë e politikës, ka nevojë për një mekanizëm të kontrollit, ka nevojë për një mekanizëm të llogaridhënies, e ky mekanizëm i llogaridhënies nuk po shihet askund në horizont”.

“Bashkësia ndërkombëtare nuk po themelon këtë mekanizëm të kontrollit ndaj Gjykatës Speciale, Kosova nuk e ka kurrfarë mekanizmi që e kontrollon dhe ndaj të cilit jep llogari gjykata speciale por në anën tjetër Kuvendi është themelues i kësaj gjykate”, ka thënë Konjufca.

Shpërndaje në: