Konjufca në ditën e votimit shkon në Gjakovë: Vizita s’ka të bëjë me zgjedhjet
Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca nga Gjakova ka thënë se vizita e tij nuk është për fushatë, raporton Periskopi.
“Kjo nuk ka lidhje me fushatë zgjedhore, është thjesht një vizitë për të ndarë kohë me strukturat tona dhe me të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar në këtë proces zgjedhor, për t’i falënderuar në një atmosferë shumë të mirë zgjedhore që ka ndodhur”.
“Duke parë si ka shkuar i gjithë procesi, nuk bëhet fjalë për thirrje për numra të veçantë ose për kandidatë të veçantë në asnjë mënyrë. Kjo është krejtësisht normale. Nuk ka asnjë ndalesë ligjore të pish një kafe ose të drekosh në komunat e Kosovës, është thjesht një veprim që unë e shoh normal dhe nuk e konsideroj pjesë të fushatës zgjedhore,” ka thënë Konjufca./Periskopi/



