Konjufca Qeverisë: Për murin fajtor ju, aq sa Serbia e strukturat e saj ilegale

Konjufca Qeverisë: Për murin fajtor ju, aq sa Serbia e strukturat e saj ilegale

“Ajo që më bën përshtypje është një dyfytrësi me këtë çka na ka ndodh deri më tash. Theksi vendoset tek Serbia, strukturat ilegale të saj. Mos harroni, po aq e dëmshme sa këto struktura, është edhe një politikë vendore, që iu ka përshtatur strukturave të paligjshme të Serbisë”, tha Konjufca, transmeton Periskopi.

Duke folur në seancën ku po diskutohet për këtë çështje, Konjufca tha se problemi do të kishte qenë shumë më i vogël nëse do të ishin përballur të gjithë bashkë me strukturat e Serbisë në Kosovë.

“Problemi më i madh i Kosovës është që politikat vendore po i legalizojnë këto struktura ilegale të Serbisë. Problemi i vërtetë nuk janë thjesht strukturat ilegale, janë bashkëpunëtorët tuaj, që i keni krijuar vet, që e qesin barrikadën, që e zënë urën, që e ndërtojnë urën”, tha ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: