Koratët reagojnë ashpër ndaj FIFA-s, çfarë është kjo serbokroate?

Koratët reagojnë ashpër ndaj FIFA-s, çfarë është kjo serbokroate?

Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kroacisë kanë reaguar ashpër ndaj FIFA-s për shkak të një panoje në të cilën shkruan “srpskohrvatski” (serbokroate).

Bëhet fjalë për një pano të vendosur para sallës së konferencave për shtyp, përkatësisht listës së gjuhëve në të cilat do të mbahen konferencat.

“Pasi fotoreporterët u lutën ta lirojnë sallën, para saj kam parë diçka që jam shokuar. E kam fotografuar dhe menjëherë e kam shpërndarë në rrjetet sociale.  Si do të ndiheshin rusët nëse aty do të shkruante ukraino-ruse. Ukrainasve po ashtu nuk do t’u vinte mirë. Kolegu e pyeti një zonjë nga organizatorët nëse do t’i pengonte që me shkronja latine të shkruhej ukraino – ruse kur luan kombëtarja ruse? Ajo tha se do t’i pengonte dhe vetëm atëherë e kuptoi ku është problemi. U arsyetua se është bërë gabim, se nuk e kanë ditur dhe se FIFA do të reagojë. Pas kësaj, mbishkrimi është hequr”, ka thënë një gazetar kroat për mediet ruse.

Mbetet të shihet cila do të jetë përgjigja e FIFA-s apo gjithçka do të kalojë vetëm me kërkim falje.

Shpërndaje në: