Koreja e Veriut kritikon ShBA-në për furnizimin e Ukrainës me raketa me rreze të gjatë

Koreja e Veriut kritikon ShBA-në për furnizimin e Ukrainës me raketa me rreze të gjatë

Koreja e Veriut kritikoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për furnizimin me raketa me rreze të gjatë veprimi Ukrainën, njoftoi media shtetërore KCNA të hënën, duke cituar një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes.

Shtetet e Bashkuara në javët e fundit dërguan fshehurazi raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë për t’i përdorur në betejën e saj për të luftuar pushtuesit rusë, tha një zyrtar amerikan më 24 prill.

Të dielën, drejtori i Departamentit të Çështjeve të Jashtme Ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Koresë së Veriut u citua të thoshte në një deklaratë: “SHBA-ja ka furnizuar fshehtas me raketa me rreze të gjatë veprimi Ukrainën, duke shkaktuar shqetësim të komunitetit ndërkombëtar”, shkruan Reuters

Shpërndaje në: