Kosova barazon me Slloveninë, shpresat për Botëror nuk shuhen
Kosova nuk ka arritur më shumë se një pikë kundër Sllovenisë.
Ndeshja në “Fadil Vokrri” ka përfunduar me rezultat 0:0, transmeton Periskopi.
“Dardanët” patën dominim të lehtë gjatë tërë ndeshjes, por që nuk u konkretizuan rastet.
Pas 3 ndeshjeve në fazën e grupeve në kualifikuese për Botëror, Kosova ka 4 pikë dhe gjendet në pozitën e 2-të.
Ndeshja e radhës me 13 tetor kundër Suedisë, në Goteborg./Periskopi/



