Kosova dhe Italia mbajnë Forum të përbashkët ekonomik, në Romë me 31 janar

Kosova dhe Italia mbajnë Forum të përbashkët ekonomik, në Romë me 31 janar

Në takimin dy palësh të ministrave në Prishtinë u konfirmua mbajtja e Forumit të përbashkët ekonomik mes dy vendeve me 31 janar në Romë.

Ministri Hoxhaj dhe homologu i tij italian biseduan edhe për një koordinim të detajuar për projektet e ardhshme në kuadër të Procesit të Berlinit që do të mbahet vitin e ardhshëm në Itali.

Në planin politik, ministri Hoxhaj tha se Italia mbetet mbështetëse e fuqishme e Republikës së Kosovës në përpjekjet për njohjen ndërkombëtare të shtetit, iniciativat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, si dhe angazhimin e Kosovës në procesin e dialogut.

“Italia mbetet një mbështetëse e fuqishme e Kosovës. Në takimin me ministrin Alfano patëm një koordinim të detajuar të hapave të mëtejmë sa i përket projekteve të ardhshme në procesin e Berlinit. Biseduam edhe për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, anëtarësimin në organizata dhe dialogun, ku kemi përkrahjen e plotë të Italisë. Konsideroj se po hyjmë në një etapë të re të bashkëpunimit ekonomik”, ka thënë ministri Hoxhaj.

Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër terrorizmit ku u vlerësua kontributi i Kosovës në këtë drejtim.

Ministri i Jashtëm italian, ka disa ditë që ka marrë detyrën dhe po e viziton Kosovën në fillim të mandatit./ Periskopi

 

 

 

 

Shpërndaje në: