Kosova e kërkon Botërorin – Kjo është forma aktuale e 27 Dardanëve

Kosova e kërkon Botërorin – Kjo është forma aktuale e 27 Dardanëve

Kosova po hyn në një fazë vendimtare të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll, me dy ndeshje që mund ta përcaktojnë fatin e saj në grup, fillimisht kundër Sllovenisë në udhëtim dhe më pas përballë Zvicrës në shtëpi.

Pas katër ndeshjeve të para, Kosova e mban vendin e dytë me 7 pikë, pas Zvicrës që kryeson me 10.

PORTIERËT

Arijanet Muriç (Sassuolo) – I ka zhvilluar 5 ndeshje si titullar për Sassuolon, duke qenë i qëndrueshëm në formë. Do të mungojë ndaj Sllovenisë për shkak të kartonëve, por mbetet pika e fortë e repartit.

Amir Saipi (Lugano) – Vetëm 1 paraqitje në 4 ndeshjet e fundit, por në atë ndeshje ishte lojtari i takimit me notën 8.9.

Visar Bekaj (Hatayspor) – I ka luajtur 4 ndeshje rresht në kategorinë e dytë turke, me formë të qëndrueshme.

Faton Maloku (Drita) – Titullar i padiskutueshëm në të gjitha ndeshjet e Superligës së Kosovës dhe në dy përballjet e Ligës së Konferencës.

MBROJTËSIT

Amir Rrahmani (Napoli) – I rikthyer pas lëndimit, i ka luajtur tri ndeshje të plota dhe po e fiton ritmin optimal para sfidave vendimtare.

Mërgim Vojvoda (Como) – I ka luajtur 5 ndeshje me minutazh të ndryshëm, një gol i shënuar dhe disa paraqitje solide.

Lumbardh Dellova (CSKA Sofia) – Në formë të mirë, me 4 ndeshje të plota si titullar.

Fidan Aliti (Alanyaspor) – I ka zhvilluar 3 ndeshje të plota, një mungesë për kartonë, por mbetet i besueshëm prapa.

Ilir Krasniqi (Kolos Kovalivka) – 4 ndeshje, 3 si startues, duke treguar siguri në mbrojtje.

Albian Hajdari (Hoffenheim) – 5 ndeshje si titullar dhe një gol në ndeshjen e fundit – në formë të shkëlqyer.

Kreshnik Hajrizi (Sion) – 5 ndeshje, 4 startues, mungesë vetëm për kartonë.

Dion Gallapeni (Widzew Lodz) – Aktiv, me 3 ndeshje si titullar dhe një tjetër si zëvendësues.

Leard Sadriu (Campionii Arges) – 5 ndeshje, 4 startues, me paraqitje të qëndrueshme në mbrojtje.

MESFUSHORËT

Valon Berisha (LASK Linz) – Vetëm 38 minuta lojë në 5 ndeshje, ende në kërkim të formës optimale.

Elvis Rexhbeçaj (Augsburg) – 4 ndeshje, 3 si titullar; i rëndësishëm në balancën e mesfushës.

Leon Avdullahu (Hoffenheim) – 5 paraqitje, duke e fituar gjithnjë e më shumë besimin e trajnerit.

Lindon Emerllahu (Cluj) – Në formë të lartë: 6 ndeshje, 4 si titullar, 1 gol dhe 1 asist.

Muharrem Jashari (LNZ Cherkasy) – Titullar në të gjitha 5 ndeshjet, mesfushor i qëndrueshëm.

Meriton Korenica (Cluj) – 6 paraqitje, 5 si titullar, 1 gol; formë konstante.

Florent Muslija (Düsseldorf) – 5 ndeshje, të gjitha si titullar; një nga lojtarët më në formë të Bundesligës 2.

SULMUESIT

Ermal Krasniqi (Legia Varshavë) – 5 ndeshje, 2 gola dhe përfshirje në formacionin e javës – në formë të shkëlqyer.

Baton Zabërgja (Metalist 1925) – 5 ndeshje, 3 të fundit si titullar, duke e treguar veten në vazhdimësi.

Edon Zhegrova (Juventus) – 6 ndeshje, por me minutazh të kufizuar; pranë arritjes së formës ideale me të cilën jemi mësuar ta shohim, pas një mungese të gjatë.

Milot Rashica (Besiktas) – 5 paraqitje, vetëm një si titullar; megjithatë ofron eksperiencë dhe cilësi.

Fisnik Asllani (Hoffenheim) – 5 ndeshje, 4 si titullar, 1 gol dhe 1 asist, në formë të lartë.

Albion Rrahmani (Sparta Prague) – 6 ndeshje, 2 si titullar.

Vedat Muriqi (Mallorca) – 4 ndeshje si titullar, 2 gola, udhëheqësi i sulmit dhe simboli i skuadrës, raporton Gazeta Express, transmeton Periskopi

Shpërndaje në: