Kosova e kushtëzuar, Gorani: Shqetësuese, s’ia kemi idenë çfarë do të bëjë Qeveria

Kosova e kushtëzuar, Gorani: Shqetësuese, s’ia kemi idenë çfarë do të bëjë Qeveria

Derisa në T7 po diskutohet për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ku në fazën vendimtare tashmë kusht është që Qeveria ta votojë drafin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, Dukagjin Gorani, gazetar, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të transparencës – rezultat i kësaj, ai thotë se nuk e ka idenë se cili do të jetë vendimi Qeverisë.

Sipas tij, çështjet e rëndësishme nacionale po shikohen nga këndi elektoral, që sipas Goranit është gabim.

“Nuk ekziston as minimumi i transparencës. Ne sonte nuk e dimë çfarë e ka ndërmend me bë Qeveria, çfarë është ka bën Qeveria dhe çfarë mundet me ndodh nëse shkon drafti i Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese ose nuk shkon”.

“Së paku unë nuk e kam haberin çfarë do të jetë vendimi i Qeverisë”.

“Po fakti që ne sonte po spekulojmë është brengosësh në vete sepse kjo flet për një shkëputje totale të komunikimit mes Qeverisë dhe opinionit publik për një çështje që e tejkalon rëndësinë partiake e elektorale, ka thënë Gorani.

Shpërndaje në: