Kosova ka filluar stërvitjen para ndeshjes ndaj Bullgarisë

Kosova ka filluar stërvitjen  para ndeshjes ndaj Bullgarisë

Djelmoshat e përfaqësueses së Kosovës kanë nisur stërvitjen e radhës në stadiumin “Fadil Vokrri” para ndeshjes ndaj Bullgarisë e cila zhvillohet të hënën më fillim nga ora 20:45.

Trajneri i përfaqësueses Bernard Challendes tashmë ka të gjithë grupin në dispozicion dhe në stërvitje është duke provuar disa skema tjera.

Kujtojmë që Kosova ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës e mbylli me barazim dhe tashmë e tërë mendja është në ndeshjen e radhës ndaj Bullgarisë. Kombëtarja e Bullgarisë tashmë ka zhvilluar ndeshjen e parë, ku ka arritur të barazojë me Malin e Zi me shifrat 1 me 1.

Shpërndaje në: