Kosova më pranë anëtarësimit në KiE, Begaj: Pritet vetëm hapi final, i cili shënon momentin e merituar për të festuar

Kosova më pranë anëtarësimit në KiE, Begaj: Pritet vetëm hapi final, i cili shënon momentin e merituar për të festuar

Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për miratimin e anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar.

Begaj falënderoi personat që kanë punuar për të mbështetur kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KiE ndërsa shtoi se tashmë pritet vetëm hapi final.

“Përshëndes vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE). Falënderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Tashmë pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe momentin e merituar për të festuar”, ka shkruar Begaj në facebook.

Shpërndaje në: