Kosova merr lajm katastrofal, lëndohet ‘truri’ i mesfushës

Kosova merr lajm katastrofal, lëndohet ‘truri’ i mesfushës

Pak para ndeshjeve për eliminatoret e Euro 2020, Kosova është dëshpëruar me lajmin që vjen nga Zvicra. 

Mesfushori fantazist Hekuran Kryeziu ka pësuar lëndim, në ndeshjen që ekipi i tij Zurich është duke e barazuar ndaj Thun pas pjesës së parë.

Kryeziu u detyrua ta lë fushën e lojës pas 20 minutave, teksa shkalla e lëndimit ende nuk dihet, shkruan Periskopi.

Ai u zëvëndësua nga një tjetër kosovar, Mirlind Kryeziu, i cili pritet shumë shpejt ta vesh fanellën e ‘Dardanëve’. /Periskopi/

Shpërndaje në: