Kosova mund të jetë pa katër yje nëse ndëshkohen me karton të verdhë ndaj Zvicrës

Kosova mund të jetë pa katër yje nëse ndëshkohen me karton të verdhë ndaj Zvicrës

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë përballjen e vështirë ndaj Zvicrës në shtëpi të martën, në kuadër të ndeshjes së fundit kualifikuese për Kupën e Botës.

“Dardanët” e kanë siguruar tashmë vendin për play-offin e Botërorit, mirëpo mund të kualifikohen direkt nëse ndodhë ndonjë mrekulli, pra një fitore me gjashtë gola diferencë.

Sidoqoftë, përzgjedhësi Franco Foda duhet të ketë kujdes pasi mund të mbetet pa disa nga yjet kryesorë në play-off, meqenëse katër lojtarë kanë nga një karton të verdhë në këto kualifikuese dhe nëse ‘zverdhën’ nesër atëherë do ta humbasin së paku gjysmëfinalen.

Bëhet fjalë për dy qendërmbrojtësit Lumbardh Dellova dhe Albian Hajdari, si dhe mesfushorët Muharrem Jashari dhe Leon Avdullahu.

 Franco Foda

Dellova u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Sllovenisë, kurse Albian Hajdari gjatë fitores 0-1 te Suedia. Avdullahu e ka kartonin e verdhë në barazimin 0-0 të Sllovenisë, derisa Jashari në triumfin 2-0 kundër suedezëve në Prishtinë.

Tre nga këta katër yje luajnë titullarë në formacionin e Franco Fodas, prandaj nëse ndodhë më e keqja, atëherë do të jenë mungesë jashtëzakonisht e madhe për “Dardanët”.

Faktikisht edhe Foda po e konsideron ndryshimin e formacionit fitues shkaku i kësaj situate.

“Sot e kemi seancën stërvitore, do të flas me disa lojtarë dhe ndoshta do të kemi disa ndryshime në formacion”, kishte deklaruar Foda.

Përndryshe, mbetet të shihet në çfarë mënyrë do t’i qaset Kosova përballjes me Zvicrën./Telegrafi/Periskopi/

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Trump propozon një “bashkëpunim të përbashkët” me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti Donald Trump sugjeroi se Shtetet e Bashkuara mund të jenë të përfshira në sigurimin…

Hoti: Unë nuk mund ta rrah Shkëlzen Gashin, ai nuk është këshilltar i imi

Ministri Andin Hoti ka thënë se dikasteri që ai udhëheq nuk ka përgjegjësi për ekspozitën…

Xherdan Shaqiri shpallet lojtari më i mirë i xhiros në Zvicër

Xherdan Shaqiri është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 32-të në Superligën e…

PRESIDENTI || S`ka takim me PDK’në – Kurti udhëton jashtë vendit, kaq ditë do të qëndroj

Kur kanë mbetur më pak se 19 ditë deri në zgjedhjen e Presidentit të ri…

Specialja anulon dy seancat për Thaçin në rastin e administrimit të drejtësisë, nuk jep arsyet

Gjykata Speciale ka njoftuar se seancat e planifikuara për javën e ardhshme në rastin e…

Hoti: Besoj në lirimin e shpejtë të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti është shprehur optimist për…

Ndahet nga jeta gazetarja e RTK-së, Shukran Nobërdali-Qyqalla

Është ndarë nga jeta gazetarja shumëvjeçare e RTK-së, Shukran Nobërdali-Qyqalla. E ndjera vdiq sot, duke…