“Kosova rrin e bën teori konspiracioni” – Rama goditje Kurtit në paraqitjen me Merkel për Ballkanin e Hapur

Periskopi.com Lajme

“Ballkani i Hapur është krijuar jo për të përjashtuar njeri, absolutisht, por për të mos u varur nga vetot e njërit dhe teoritë e konspiracionit të tjerit, por për të ecur përpara. Është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon për veten e vet, por rri dhe bën teori konspiracioni. Open Ballkan është mekanizëm për ta përshpejtuar Procesin e Berlinit”, tha kryeministri shqiptar Edi Rama, përcjell Periskopi.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në konferencë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, tha se Open Ballkan është pjellë e Procesit të Berlinit.

“Open Ballkan është pjellë e Procesit të Berlinit, nuk është nismë në kontradiktë me këtë proces. Nuk është as më shumë e as më pak, por mekanizëm për ta përshpejtuar Procesin e Berlinit. Është mjeti i rajonit për të implementuar Procesin e Berlinit, kush thotë se këto bien ndesh me njëra tjetrën, ose e bën me qëllim ose nuk e kupton. Kush hyn teorive të konspiracionit, që ne po krijojmë këtu një mikro BE për të mos na futur kurrë ne BE, janë dokrra”, ka thënë Rama./Periskopi/

 

Shpërndaje në: