Kosova turpërohet në ndeshjen e parë

Kosova turpërohet në ndeshjen e parë

Kosova ka pësuar thellë në ndeshjen e parë kualifikuese për EuroBasketin 2017. Sllovenia fitoi ndaj Kosovës me rezultat 106:66 në ndeshjen e parë të Grupit E.

Dardan Berisha ishte lojtari më i dalluar te Kosova me 21 pikë të shënuara.

Në Grupin E bëjnë pjesë edhe Ukraina e Bullgaria. Ukraina mposhti më herët Bullgarinë dhe tani bashkë me Slloveninë prijnë në grup.

Më 3 shtator, Kosova luan ndeshjen e dytë në grup dhe të parën si vendase. Në Kosovë do të vijë përfaqësuesja e Ukrainës.

Shpërndaje në: