Kosova U19 mposhtet nga Norvegjia

Kosova U19 mposhtet nga Norvegjia

Kombëtarja U19 e Kosovës në futboll e ka nisur me humbje fazën e parë kualifikuese të Kampionatit Evropian, pasi u mposht në udhëtim nga Norvegjia me rezultat 3:0.

“Dardanët” pësuan fillimisht në minutën e 44-të kur nga pika e bardhë për norvegjezët shënoi futbollisti i talentuar i Chelseat, Bryan Fiabema.

I njëjti në fakt ishte njeriu i ndeshjes pasi tundi portën e Kosovës edhe dy herë të tjera duke kompletuar “hat-trick”, si dhe vulosi fitoren e shtetit të tij.

Kosova U19 është në grupin e 10-të të fazës kualifikuese që filloi të mërkurën në të cilin, përveç Norvegjisë, bëjnë pjesë edhe Gjeorgjia dhe Uellsi.

Pas tre ditësh Kosova luan kundër Gjeorgjisë, kurse më 12 tetor e sfidon Uellsin. Vendi i parë dhe i dytë vazhdojnë rrugëtimin në Elite Round.

Shpërndaje në: