Kosovë – Bullgari drejtohet nga ky gjyqtar i njohur

Kosovë – Bullgari drejtohet nga ky gjyqtar i njohur

Kosova e nis të hënën kampanjën kualifikuese për Evropianin e vitit 2020 përballë Bullgarisë, në stadiumin mitik ‘Fadil Vokrri’. 

Ndeshja me bullgarët do të zhvillohet nga ora 20:45, ndërsa interesimi për ta parë këtë ndeshje është e jashtëzakonshme pasi janë shitur të gjitha biletat.

Drejtësinë e kësaj ndeshje do ta ndajnë gjyqtarë nga Lituania, transmeton Periskopi.

Image result for Gediminas Mazeika

Gjyqtar kryesor do të jetë Gediminas Mazeika, i cili është në listën e FIFA-së që nga viti 2008.

Ai do ta ketë ndihmën e Vytautas Simkus, Vytenis Kazlauskas dhe Manfredas Lukjancukas si i katërti. /Periskopi/

Shpërndaje në: