Kosovë: Më pak shkurorëzime gjatë vitit 2024 krahasuar me vitin 2023

Kosovë: Më pak shkurorëzime gjatë vitit 2024 krahasuar me vitin 2023

Në vitin 2024, janë regjistruar 2,146 shkurorëzime në Kosovë, një rënie prej 3% krahasuar me vitin 2023, kur ishin 2,212 raste.

Komunat me më shumti raste ishin Prizreni me 209 shkurorëzime (9,7%), Prishtina me 165 raste (7,7%) dhe Peja me 155 raste (7,2%),.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte “viti i pestë deri në të nëntë me 32,4%, pasuar me vitin e dhjetë deri në katërmbëdhjetë me 15,1% e të shkurorëzuarëve etj”, thuhet në raportin e ASK-së./Periskopi/

Shpërndaje në: