Koulibaly refuzon pagë 12 milionëshe nga PSG, e dëshiron transferimin vetëm te ky klub

Periskopi.com Sporti

Kalidou Koulibaly është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato.

Mbrojtësi është pjesë e Napolit prej 6 sezonesh e tashmë kërkon të nisi një aventurë të re. Sipas mediave franceze skuadra e tij e re nuk do të jetë PSG-ja pasi ka qenë vetë senegalezi që refuzuar kalimin në Paris.

Koulibaly ka refuzuar një kontratë me një pagë prej 12 milionë euro në sezon pasi ka një tjetër dëshirë për të vijuar karrierën e tij. Mbrojtësi do që të luajë te Liverpool sezonin e ri e për këtë arsye ka refuzuar të gjitha ofertat e tjera.

Napoli kërkon një shifër të lartë për kartonin e tij, por duke parë krizën prej pandemisë së Covid-19, De Laurentis mund të kënaqet edhe me 70 milionë euro.

Shpërndaje në: