KQZ del me shpjegim se si votohet në referendumin për largimin e kryetarëve shqiptarë në veri

KQZ del me shpjegim se si votohet në referendumin për largimin e kryetarëve shqiptarë në veri

Tashmë që referendumi për largimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe ka afruar – mbahet të dielen – Komisioni Qendror Zgjedhor ka dalë me një video shpjeguese në gjuhën serbe se si qytetarët atje mund ta ushtrojnë këtë të drejtë vote: për herë të parë në historinë e Kosovës shtet të pavarur duke u mbajtur një votim i llojit të referendumit.

Pyetja në referndum do të jetë kështu: A pajtoheni që (X Kryetari) të largohet nga i funksioni i kryetarit të komunës së (X Komuna)?

“Ndërsa KQZ-ja u shpjegon qytetarëve se si dhe kur duhet të votojnë në qendrën e votimit, të paktën për momentin publiku nuk e di se ku do të zhvillohet votimi. Duke gjykuar nga deklaratat e mediave, të cilat i referohen konfirmimeve jozyrtare nga KQZ-ja, ky proces nuk do të zhvillohet në shkollat në veri të Kosovës që funksionojnë sipas sistemit serb”

Shpërndaje në: