KQZ-ja vendos: Do të shtypen 1.8 milion fletëvotime për zgjedhjet lokale

KQZ-ja vendos: Do të shtypen 1.8 milion fletëvotime për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për numrin e fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për këto zgjedhje.

Për rundin e parë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave do të shtypen 1,800,000 fletëvotime, ndërsa për rundin e dytë, planifikohen të shtypen 1,250,000 sosh.

Po sipas vendimit të KQZ-së, në zgjedhjet për Kuvende Komunale do të shtypen 1,800,000 fletëvotime, përcjell Periskopi.

Bazuar në të dhënat e raportit të listës preliminare të votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote për zgjedhjet lokale të 12 tetorit është: 2,075,868 votues./eo

Shpërndaje në: