KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi me dokumente të skaduara

KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi me dokumente të skaduara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka marrë vendim që më 27 dhjetor 2025, në përfaqësitë diplomatike të lejohet votimi edhe me dokumente të Republikës së Kosovës me afat të skaduar të vlefshmërisë.

Ky vendim i KQZ-së vjen pas evidentimit të disa rasteve në votimin e kaluar për Kuvendin e Kosovës, i mbajtur më 8 shkurt 2025, ku votuesit e regjistruar janë paraqitur për votim me dokumente identifikimi të skaduara.

“ Votuesit e regjistruar paraprakisht për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike në të cilat do të organizohet votimi më 27 dhjetor, mund të identifikohen në vendvotim me njërin prej tri dokumenteve të lëshuara nga Republika e Kosovës: letërnjoftim; pasaportë; apo lejen e vozitjes”, thuhet nga KQZ

Po ashtu, në këtë mbledhje, në kuadër të procesit përgatitor për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, KQZ mori këto vendime: Vendim për miratimin e pagesës për objektiv privat që do të përdoret si Qendër Votimi në komunën e Mitrovicës së Jugut;Vendim për transportin e materialve nga Qendrat Komunale të Numërimit në Këshillat e Vendvotimeve dhe anasjalltas; Vendim për autorizimin e stafit rezervë të Këshillave të Vendvotimit, stafit mbështetës në procesin zgjedhor dhe stafin për tërheqje të pakove me fletëvotime nga kutitë postare./Periskopi/

Shpërndaje në: