KQZ pas shpërndarjes së Kuvendit: Do të përmbushim mandatin kushtetues
Liderët partiak sot kanë mbajtur një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku është diskutuar data e zgjedhjeve meqë dhe mandatari i dytë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca nuk ka arritur t’i siguroj votat e mjaftueshme për të krijuar qeverinë e re, raporton Periskopi.
Pas mbajtës së takimit, liderët opozitar kanë propozuar si dy data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme datën 21 dhe 28 janar.
Sipas opozitës data 28 është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, në një prononcim për Periskopin ka treguar se organizimi i një procesi të ri zgjedhor brenda një periudhe të shkurtë është sfidë për KQZ-në,
“Organizimi edhe i një procesi të ri zgjedhor brenda një periudhe të shkurtër, sigurisht që përbën sfidë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe stafin e tij, veçanërisht për faktin se aktualisht jemi në fazën përmbyllëse të administrimit të zgjedhjeve lokale. Megjithatë, KQZ, si gjithmonë, do të veprojë në përputhje me madatin kushtetues dhe ligjor si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja”, tha Elezi./Periskopi
Ky është dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit| DOKUMENT



