Kransiqi pret në takim zyrtaren e Fondacionit “Marti Ahtisaari”, flasin për marrëveshjen e Ohrit

Kransiqi pret në takim zyrtaren e Fondacionit “Marti Ahtisaari”, flasin për marrëveshjen e Ohrit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka takuar sot ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen të shoqëruar nga një zyrtare e MPJ-së finlandeze, Jeeni Laakso dhe Annina Peltonen nga Fondacioni për Paqe “Marti Ahtisaari”.

Krasniqi ka treguar se në këtë takim kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për situatën politike pas marrëveshjes së Ohrit.

Kreu i PDK-së ka thënë se një marrëveshje e tillë s’është as finale e as gjithëpërfshirëse dhe shënon një mundësi të humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë me Serbinë.

“Për ne, kjo marrëveshje, e cila nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse dhe që heq dorë nga njohja e ndërsjellë, është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë prej dekadash me Serbinë”, ka shkruar Krasniqi.

“Kjo marrëveshje, mbi të gjitha, është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të Kryeministrit Kurti dhe nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare”, ka përfunduar Krasniqi.

Shpërndaje në: