Krasniqi e kritikon Kurtin: E ke pranuar planin franko-gjerman në një restorant me biftek përpara

Krasniqi e kritikon Kurtin: E ke pranuar planin franko-gjerman në një restorant me biftek përpara

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniq, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mostransparencë në procesin e dialogut me Serbinë.

Në deklarimet jashtë rendit të ditës, në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka thënë se Kurti nuk duhet të fshihet në këtë proces.

Në raport me temën e dialogut nuk ka nevojë as të fshihet, as të mashtroj, as të luaj rolin e shtetarit dhe të tradhtarit. Për PDK-në vetëm duhet të luajë rolin që i takon në mënyrë transparente. Nuk ka nevojë ta fshehësh prej Kuvendit asnjërin prej pozicioneve që mban në këtë proces. Nuk ka nevojë të na njoftojë se e ka pranuar planin franko-gjerman nga një restorant me biftek përpara. Nuk është as demokratike as fisnike që qëndrimet t’i bësh në mënyrë të fshehur e jo transparente”, ka thënë ai.

Sipas tij, për këtë proces duhet të raporton para deputetëve dhe jo të deklarohet nga restorante.

Gjithashtu, ai ka kërkuar që kryeministri ta shkarkojë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Pse nuk e shkarkon Martin Berishajn. Si është e mundur një proces që është ndër skandalet më të mëdha në rajon vazhdon të qëndrojë si ambasador. Edhe pse përgjegjësia jote nuk është me dhënë komente, përgjegjësia jote është të ndërmarrësh veprime”, është shprehur Krasniqi.

Shpërndaje në: